TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Goditet një organizatë e madhe kriminale në Itali. Mediat vendase huaja shkruajnë se një grup trafikantësh që trafikonin drogë nga Holanda në Itali dhe vende të tjera të BE është shkatërruar pas një operacioni të kryer në koordinim nga DDA-të e Bolonjës dhe Firences.
Nga ky operacion u arrestuan tetë persona, mes të cilëve kishte shqiptarë dhe italianë.
Nga hetimet kanë rezultuar të përfshirë të paktën 48 persona, ndërsa njëri grup me shqiptarë kryesohej nga dy vëllezër dhe një bashkëatdhetar. Dyshohet se siguronin sasi të mëdha kokaine që blihej në Holandë me një çmim që varionte nga 24,000 deri në 30,000 euro për kilogram, në varësi të cilësisë së drogës.