TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën arrest me burg vetëm për një nga dy të arrestuarit pas operacionit antidrogë në Bishan të Vlorës.
Pas operacionit policor efektivët gjetën bimë kanabisi mes rreshtave me bimë misri të cilat i asgjësuan. Sipas policisë, në sipërfaqen e tokës së mbjellë me misër u gjetën 4900 mijë bimë narkotike dhe një sasi tjetër kanabisi në proces tharje, e cila pas peshimit u raportua se bëhej fjalë për 298 kg kanabis.
Paralelisht me aksionin për asgjësimin e sipërfaqes së mbjellë me kanabis, forcat e rendit shoqëruan dy persona, pronarin e tokës i cili tha se e kishte dhënë atë me qira.
Në pranga përfundoi edhe qiramarrësi i tokës, një shtetas me inicialet S.Ll, i cili po hetohet bashkë me persona të tjerë për veprën penale kultivim i bimëve narkotike.