AKTUALITET, 13 Tetor 2023, 23:06

Instituti i Ndërtimit nxjerr të pabanueshëm ekspertizën për pallatin 10-katësh që u përfshi nga flakët: U dëmtuan kolonat, t’i nënshtrohet restaurimit

Instituti i Ndërtimit nxjerr të pabanueshëm ekspertizën

Instituti i Ndërtimit ka publikuar ekspertizën e bërë në pallatin 10-katësh që u dogj në zonën e ish-parkut në Tiranë.

Sipas ekspertizës, zjarri ka shkaktuar dëmtime edhe në kolona dhe jo vetëm ne fasadë, duke bërë që pallati të jetë i pabanueshëm dhe i rrezikshëm për jetën e banorëve dhe për këtë duhet ti nënshtrohet restaurimit.

Instituti i Ndërtimit nxjerr të pabanueshëm ekspertizën

“Struktura e objektit në gjendjen ekzistuese, pas ekspozimit ndaj zjarrit, nuk i plotëson kushtet e sigurisë dhe qëndrueshmërisë për ngarkesat maksimale statike apo dinamike të parashikuara. Dëmtimet janë lokale, por mund të influencojnë të gjithë ndërtesën në saje te fenomenit “domino”.

Instituti i Ndërtimit nxjerr të pabanueshëm ekspertizën

Struktura duhet t’i nënshtrohet restaurimit dhe përforcimit të elementeve strukturore trarë, soleta apo edhe kolona, vetëm në zonën e dëmtuar duke u bazuar ne një projekt përforcimi strukturor mjaft të detajuar për objektin përkatës, mbështetur në dëmtimet e zjarrit te Date 14.09.2023. Deri ne momentin e restaurimit ndërtesa konsiderohet me rrezikshmëri për jetën e njerëzve dhe e pa përdorshme”, thuhet në ekspertizë.

Instituti i Ndërtimit nxjerr të pabanueshëm ekspertizën

Ngjarja ndodhi pasditen e 14 shtatorit, ndërsa policia referoi në prokurori dosjen penale për zjarrin që shkrumboi 4 apartamente, dëmtoi 12 të tjerë dhe shkrumboi fasadën e pallatit.

Instituti i Ndërtimit nxjerr të pabanueshëm ekspertizën

Flakët u shfaqën fillimisht në katin e 9, në anën jugore të ndërtesës, por për shkak të materialit lehtësisht të djegshëm të fasadës, në pak minuta zjarri u përhap në fasadën veriore, duke përfunduar në katin e 6-të, aty ku u shkrumbuan plotësisht disa apartamente.

Instituti i Ndërtimit nxjerr të pabanueshëm ekspertizën

Instituti i Ndërtimit nxjerr të pabanueshëm ekspertizën

Përhapja me shpejtësi e flakëve nga kati i parafundit në gjithë gjatësinë e pallatit 10 katësh në zonën e ish-parkut në Tiranë, sipas ekspertëve është favorizuar nga materiali ndertimor shkume poliuretanike me veti te mira termoizoluese, por me baze nafte dhe me fuqi kalorifike te madhe. Ekspertiza thotë se dëmet  nga zjarri janë serioze dhe se flakët kanë nisur në papafingo ose në katet 9 dhe 10.

“1. Ndertesa godine banimi dhe sherbimi 8 dhe 10 kat mbi toke me 2 kat parkim nentoke ne favor te shoqerise ndertimore dhe investitore TBM CONSTRUCTION 2016 ka pesuar demtime serioze nga zjarri i dates 14 shtator 2023, (data 14.09.2023, rreth ores 14.35 PM-kohezgjatja 90-100 minutes).

2. Nga renia dhe veprimtaria e ketij zjarri ka patur vetem demtime materiale dhe per fat te mire nuk ka patur demtime ne njerez. Sikurse tregohet qarte edhe nga pamjet fotografike zjarri ka filluar ne katet papafingo ose ne katet 9 dhe 10, referuar kuotave teknike +29.73m, (Veranda e zvogelimit te kateve), +33.20 m (soleta ndermjetme e kateve papafingo) dhe +36.67 m (taraca e nderteses). Zjarri eshte transmetuar kryesisht nepermjet fasades se objektit, e tipit "fasade e ventiluar" favorizuar nga materiali ndertimor shkume poliuretanike me veti te mira termoizoluese, por me baze nafte dhe me fuqi kalorifike te madhe. Zjarri ne kete material eshte e veshtire te shuhet per shkak te fuqise se madhe kalorifike dhe te oksigjenit te transmetuar nga struktura e fasades se ventiluar.

Në rezultatet e ekspertizës së bërë për djegien e pallatit 10 katësh në Tiranë, nënvizohet se dëmet më të mëdha janë në sipërfaqen afër origjinës së zjarrit. Plasaritjet shtrihen me shume se 30 mm ne thellësine e strukturës së betonit.

Një nga fenomenet më komplekse te verejtura ne ndertese dhe për rrjedhojë me me teper ndikim në sjelljen dhe në reagimin e betonit te struktures ndaj temperaturave të larta te zjarrit është fenomeni i 'shperthimit ose eksplodimit per shkak te temperaturave te shkaktura prej zjarrit te zgjatur ne kohe. Ky proces shpesh ndodh vetëm në temperatura të larta, megjithatë është vërejtur gjithashtu ne zonat dhe ne fazat e hershme të zjarrit. Ky fenomen eshte vene re ne te gjithe elementet struikturore si kolona, trare dhe soletat me mbushje te lehtesuar. Shkalla e shperthimit dhe plasjes se elementeve eshte e rëndë, ndarja dhe copëtimi betonit do të ketë një efekt të dëmshëm ne aftesine mbajtese te strukturave te betonit te armuar, për shkak të nxehjes së shtuar të çelikut te armimit. Ky fenomen ka avancuar sipas dukurise domino nga shtresa mbrojtese e elementit ne masivin e betonit ne brendesi te tij. Shperthimi dhe explodimi i betonit ne shume raste ka eliminuar plotesisht shtresen mbrojtese te betonit duke ekspozuar keshtu te gjitha shufrat e armatures gjatesore dhe terthore te elementeve, në temperatura te larta, duke çuar në nje ulje të aftesise mbajtese dhe te forces rezistente të çelikut dhe rrjedhimisht në një përkeqësim te konsiderueshem të vetive mekanike të elementeve strukturore partiale ne vecanti dhe te gjithe strukturës në tërësi. Shperthimi lokal i betonit ka ardhur si rezultat i rritjes se presionit te avullit ne poret e brendshme te elementit dhe nga pamundesia e daljen normale te ketij avulli.

Një tjetër dukuri e rëndësishme, qe eshte vene re ne ndertese, eshte dukuria e zvogelimit te prerjes terthore efektive te elementeve strukiturore duke zvogeluar drejtperdrejt aftesine mbajtese te ketyre elementeve, dhe duke rritur sforcimet efektive në prerjen terthore te mbetur të betonit. Kjo mund të jetë e rëndësishme, pasi shkaterrimi i elementit mund të shfaqet në temperatura relativisht të ulëta, përpara se të shfaqet apo te ketë edhe ndonjë efekt tjetër negativ si rritje te uljeve nga ngarkesa, zhvillim te plasjeve ne brendesi te elementit deri ne forme terthore te tij, në rezistencën e betonit. Betoni i perdorur ne keta elemente, konform projektit strukturor eshte beton normal. Kjo gje ka rritur mundesine e demtimit te betonit dhe reduktimit te aftesise mbajtese.

Plasaritje

Ne te gjithe elementet e ekspozuar ndaj zjarrit jane vene re plasaritje te shumta ne betonin e mbetur pas explodimit te cilat jane shkaktuar nga I njejti mekarzem dhe porocesi domino. Dukuria eshte shkaktuar nga fenomene te ngjashme me ato që gjenerojnë copëtim. Zgjerimi termik dhe dehidratimi i betonit për shkak të ngrohjes se tejzgjatur kane mundur të çojnë në formimin e çarjeve dhe plasjeve në beton (edhe ne elemente te tjera, muraturee, suva, pllaka, gipse etj). Këto çarje ne vijim kane mundur të ofrojnë "rruge" për ngrohjen deri ne nxehjen e drejtpërdrejtë të shufrave të armatures gjatesore apo terthore te celikut, duke shkaktuar bymimin e armatures, rritjen e sforcimeve termike dhe shtim të mëtejshme te plasaritjeve. Në rrethana të caktuara, besojme se keto çarjet mund të kene ofrojnë "rruge ose shtigje për transmetimin dhe përhapjen e zjarrit nga jashte Brenda dhe midis ndarjeve fqinje. Bazuar ne faktin se thellësia e depërtimit te plasjeve lidhet drejtperdrejt me temperaturën e zjarrit, e cila eshte vleresuar ne funksion te pozicioneve 660-900 grade Celsius, eshte konstatuar gjithashtu se në përgjithësi plasaritjet shtrihen mjaft thellë në elementet e betonit

Demet me te mëdha jane kufizuan dhe perqendruar në sipërfaqen afër origjinës së zjarrit, por natyra e plasaritjes dhe çngjyrosjes se betonit tregoi se temperature e betoni rreth armatures se celikut arrinte ne 700°C. Plasaritjet që shtrihen me shume se 30 mm ne thellesine e struktures beton arme i atribuohen nje cikli me të shkurter ekspozimi apo ndoshta edhe për shkak të shuarjes së zjarrit ne momentet perpara avancimit te tyre.