AKTUALITET, 14 Tetor 2023, 10:32

Lufta në Izrael, Ministria e Jashtme: Kthehen në Shqipëri 7 shqiptarë, mes tyre një i mitur

Lufta në Izrael, Ministria e Jashtme: Kthehen në Shqipëri 7

Përmes një fluturimi nga Tel Aviv drejt Shkupit janë kthyer në atdhe 7 shtetas shqiptarë, mes tyre dhe një i mitur.

Ndërsa palestinezët kanë marrë paralajmërimin për tu larguar nga zona e konfliktit, Gaza, edhe shqiptarët po largohen nga Izraeli për arsye siguri. Deri më tani janë shënuar disa fluturime që kanë sjellë dhjetra qytetarë në atdhe.

Ministria e Jashtme njofton gjithashtu se po punon dhe me ministritë e tjera të rajonit, për të ndihmuar të gjithë ata që duan të kthehen.

Postimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme:

Dje në orët e vona të mbrëmjes përmes një fluturimi nga Tel Aviv në Shkup të koordinuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut kanë mbërritur edhe 7 shtetas shqiptarë mes tyre dhe një i mitur.

Nën kujdesin e MEPJ, pasi kanë mbërritur në Shkup, janë nisur drejt Shqipërisë për në qytetet ku ata jetojnë dhe banojnë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po punon ngushtësisht dhe është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha ministritë e vendeve të tjera të rajonit për t’i ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre.