AKTUALITET, 13 Tetor 2023, 22:05

Kryespiunja e Ramës, pas shpinës së Kurtit dhe Sveçlës në stadium (FOTO)

Kryespiunja e Ramës, pas shpinës së Kurtit dhe

Dje u bënë publike disa fotografi të kryeministrit Edi Rama e Albin Kurti gjatë ndeshjes së mbrëmshme Shqipëri- Çeki ku ata ishin të ndarë dhe nuk ishin afër njëri tjetrit gjatë ndeshjes në stadiumin AIR Albani , ku Shqipëria fitoi me rezultat bindës 3-0.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe Lulzim Jasharin ishin në një kat më lart në stadiumin "AIR Albania", ndërsa kryeministri shqiptar Edi Rama ishte poshtë me gruan, djalin dhe ministra.

Por në një fotografi që po bën xhiron në rrjete sociale, të shpërndarë nga Sveçla shihet drejtoresha e Shërbimit Informativ Shqiptar, Vlora Hyseni, e cila qëndron në këmbë me ministrin e jashtëm të Shqipërisë, Igli Hasani, prapa kryeministrit Albin Kurti, ministrit Xhelal Sveçla dhe djalit të Adem Jasharit.

Hyseni ishte emëruar në pozitën e drejtores së SHISH më 4 prill 2023 nga kryeministri Edi Rama.

Para se të emërohej në këtë post, Vlora Hyseni ishte zëvendës drejtoreshë e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, por ishte shkarkuar nga kjo detyrë.

Raportet midis dy kryeministrave Edi Rama e Albin Kurti janë në pikën më të ulët si pasojë e qëndrimeve krejtësisht të kundërta sa i përket raporteve me SHBA dhe BE si dhe ngjarjet e fundit që ndodhen me 24 shtator në veriun e Kosovës.

Edi Rama gjatë ditës së djeshme në një fjalim prej 90 minutash ka kritikuar si kurrë më parë qasjen e Albin Kurtit në raport me dialogun, raportet me vendet mike të Kosovës dhe videot propaganduese të partisë në pushtet Lëvizja vetëvendosje ndaj ish kryeministrave të Kosovës dhe liderëve të partive opozitare.