TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Genc Deromemaj, kryetar i degës së PD-së Vlorë i ftuar në studio rrëfeu prapaskenat e mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve të Degëve lidhur me Kuvendin e 18 Dhjetorit.
Deromemaj tha se në mbledhje nuk ishin 71 kryetarë degësh, sikur njoftoi sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi, por vetëm 51. Më pas, drejtuesi i degës së Vlorës tha se nga 51 të pranishmit, që morën fjalën, pro Lulzim Bashës ishin vetëm 9 dhe 30 të tjerë heshtën.
“Në mbledhje kanë marrë pjesë 51 kryetarë dege nga 71 në total. 20 kanë refuzuar të marrin pjesë në mbledhjen e kolegjit të kryetarëve. Nga ne që morëm fjalën dhe kundërshtuam ishim 8, 9 veta morën fjalën dhe ishin pro Bashës. 30 të tjerë heshtën” tha ai.
Genc Deromemaj u shpreh sonte në “Log.” se Lulzim Basha ua përsëriti gjashtë herë se nëse thyhen vendimet e Kryesisë, pra nëse shkojnë në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha do të përjashtohen.
“Kjo pjesa e kërcënimit, nuk i kam lexuar, zoti Basha na e kujtoi këtë nenin 27 nja 5-6 herë edhe para se të mbyllnim mbledhjen na e përsëriti me ton më të lartë.
Në prezencën time zoti Basha nuk ka kërcënuar kurrë ndonjë demokrat, ata që ka kërcënuar janë vetëm kundërshtarët tanë politikë dhe fundi i tyre ne e dimë.
Do të na përjashtojë nga partia jonë? Nëse kjo do të ishte zgjidhja, tërhiqem unë” tha ai.
Në debatin e firmave, ai sfidoi se nëse nga 283 delegatë që ka dega e PD-së Vlorë “nuk kanë firmosur 210, unë jap dorëheqjen nga posti që kam” tha Genc Deromemaj.