AKTUALITET, 29 Tetor 2019, 14:51

Aksion ‘blic’ antidrogë në Vlorë, policia me maska zbarkon në Skelë, shoqërohen disa persona

Aksion ‘blic’ antidrogë në Vlorë, policia me maska

Policia ka zhvilluar sot një aksion ‘blic’ në qytetin e Vlorës. Janë shoqëruar disa persona, të dyshuar për lëndë narkotike. Gjatë kontrollit nga policia është gjetur drogë.

Bëhet me dije se aksion i policisë së Vlorës është mbështetur edhe nga forcat RENEA, të ardhura nga Tirana, i cili po zhvillohet në zonën e Skelës.