TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sotiraq Meraj 61 vjeç, i cili u përplas nga një makinë teksa lëvizte me biçikletë në Korçë, ka ndërruar jetë në spitalin Rajonal.
“Në lagjen nr 3 Korçë, shtetasi E.B., duke drejtuar mjetin tip ‘Reno’ me targa AA981OI, ka aksidentuar një shtetas i cili po lëvizte me biçikletë në rrugë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat, ndërsa i dëmtuari u transportua në Spitalin e Korçës”, njoftoi Policia pas aksidentit.
61-vjeçari u transportua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pavarësisht ndihmës së bluzave të bardhë, nuk arriti të mbijetojë.