TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Neritani foli edhe një herë për dashurinë e tij të parë, për atë që e quan me plot gojë shtëpinë e tij, teatrin.
p>“Teatri është një magazinë ku brenda mban ilaçet që kurojnë çdo lloj sëmundje” -u shpreh ai me emocion gjatë programit, për këtë arsye shkatërrimi apo shndërrimi i tij do të ishte fatal për ata që ushqehen me këtë art.
Çështja e teatrit kohët e fundit është shndërruar në një problematikë rozë e cila shpeshherë keqpërdoret nga grupe me mendësi diktatoriale të qeverisë shqiptare, për të manipuluar të vërtetën e luftës së aktorëve.
Beteja për godinën e teatrit sipas Neritanit është kthyer në një çështje të ulët shit-blerjeje ndërkohë që kjo e fundit është një gënjeshtër e madhe.
“Aktorët nuk janë siç mendojnë njerëzit, të degjeneruar, nuk shiten, nuk blihen, nuk janë legena. Këto janë të gjitha lojra të një propagande të ndyrë që unë nuk e di se kujt i shërben, ndoshta vetëm Kryeministrit për qëllimin e tij të vetëm, për të marrë tokën” -përfundoi aktori./TAR