AKTUALITET, 23 Gusht 2021, 20:34

Aksident në autostradën Vlorë-Fier, përplasen dy automjete, tre të plagosur

Aksident në autostradën Vlorë-Fier, përplasen dy automjete,

Dy automjete janë përplasur në autostradën Vlorë-Fier.

Ngjarja ka ndodhur pak çaste më parë.

Mësohet se tre persona kanë mbetur të plagosur.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:45, në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Ura e Miflolit”, një mjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. S, është perplasur me një tjetër mjetin tip “Kama”.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i automjetit Kama dhe 2 pasagjerët në të, të cilët janë dërguar në spitalin e Vlorës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.