TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tjetër aksident me pasojë vdekjen në rrugët e vendit. Një 37-vjeçar ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në autostradën Lushnjë-Fier.
Policia e Fierit njofton se, në automjetin tip Audi që doli nga rruga udhëtonin dy persona. Për pasojë mbeti i plagosur vetë drejtuesi i mjetit, 45-vjeçari me iniciale I.B. Ndërsa humbi jetën pasagjeri H.G. 37 vjeç.
37-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi ti mbijetonte dot plagëve të marra.
Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta, ndërsa policia po heton arsyet e aksidentit fatal.