AKTUALITET, 7 Janar 2018, 22:32

Aksident në Tiranë/ E-Classi i bardhë me shpejtësi skëterrë bën shkrumb e hi makinën që i del para

Aksident në Tiranë/ E-Classi i bardhë me shpejtësi

Një tjetër aksident me pasojë disa të lënduar ka ndodhur disa minuta më parë në autostradën e “Tiranës së Re”, në kryeqytet.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje për JOQ.al, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin si pasojë e shpejtësisë së madhe.

Automjetet e përfshirë në aksident janë një “Benz E-Class” i vitit të prodhimit 2012 ngjyrë i bardhë dhe një “Benz” model 203 tip i vjetër.

Dy persona kanë marrë plagë të lehta, ndërkohë që automjetet janë shkatërruar plotësisht.

Shkak për aksidentin, sipas burimeve për JOQ, është bërë shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonte makina tip “Benz E-Class” kur po zbriste nga mbikalimi për t’u futur në autostradë./ JOQ.al

[gallery ids="52227,52228"]

https://www.facebook.com/JETAOSHQEF/videos/10155569814208371/