AKTUALITET, 12 Maj 2020, 21:00

Aksident në Korçë, makina humb kontrollin dhe del nga rruga, plagoset drejtuesi (FOTO)

Aksident në Korçë, makina humb kontrollin dhe del nga rruga,

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin nacional Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Nivicisht.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë është lënduar drejtuesi, i cili po udhëtonte i vetëm.

Mësohet se drejtuesi i mjetit është transportuar në Spitalin Rajonal të Korçës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, por policia po punon për të zbardhur të vërtetën.