TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nëpërmjet një video-mesazhi drejtuar maturantëve që do të rikthehen në bankat e shkollës më datë 18 maj, ministrja Besa Shahini ka përcjellë edhe disa prej rregullave kryesore që duhet të ndiqen gjatë qëndrimit në shkollë në mënyrë që të mbrohet shëndeti i secilit maturant dhe familjarëve, shokëve e mësuesve të tyre.
Rregulli i parë, sipas ministres Shahini, është vendosja e maskës para shkollës dhe rreshtimi në distancë 1.5-2 metra nga njëri-tjetri, distancë e cila duhet të mirëmbahet gjatë gjithë qëndrimit në shkollë.
“Edhe ulja në klasat tuaja është organizuar në një distancë të tillë mes njëri-tjetrit. Nëse keni nevojë të përdorni dezinfektues gjatë qëndrimit në shkollë, keni në bankat e shkollës nga një dezinfektues që mund të përdoret gjatë ditës”, shprehet ndër të tjera ajo.
Shahini nënvizon gjithashtu se, në hyrje të secilës shkollë dhe në korridoret e secilit kat janë të vendosura postera me ilustrime të thjeshta të rregullave kryesore që duhet të ndiqen nga maturantët gjatë qëndrimit në shkollë.
Në fund të video-mesazhit, Ministrja Shahini thekson edhe rregullin kryesor për parandalimin e përhapjes së viruseve, i cili është larja e shpeshtë e duarve. Në lidhje me këtë, ajo shprehet se “Para tualeteve të shkollës janë vendosur postera me hapat që duhet të ndiqen për një larje të thellë dhe të mirë të duarve”.