AKTUALITET, 8 Nëntor 2020, 14:30

Aksident në Gjirokastër, makina përplas kalimtaren

Aksident në Gjirokastër, makina përplas kalimtaren


Një aksident rrugor është regjistruar këtë të diel në lagjen “18 Shtatori” në qytetin e Gjirokastrës.

Një automjet ka përplasur një kalimtare me iniciale R.K.

Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë forcat e rendit dhe autoambulancat, duke transportuar të plagosurën në urgjencën e spitalit rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër.