TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në qytetin e Elbasanit. Siç shihet në videon e mëposhtme, i moshuari me biçikletë ka ndaluar buzë rrugës.
Në momentin që ai tenton të hipë në biçikletë për të vazhduar rrugën, ka humbur ekulibrin dhe ka përfunduar poshtë rrotës së kamionit që kaloi në atë moment në rrugë. Kamioni ikën dhe ai qëndron i shtrirë për disa çaste.
Ajo që bën pështypje në këtë video është edhe fakti që disa kalimtarë e shohin dhe vazhdojnë rrugën e tyre, pa i ofruar asnjë lloj ndihme të aksidentuarit.
Sipas njoftimit zyrtar nga policia, 50-vjeçari me inicialet G. K., është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, kurse drejtuesi i mjetit shtetasi A.P., 63 vjeç është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Elbasan/ Informacion paraprak
Në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, shtetasi A.P., 63 vjeç duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasin G.K., rreth 50 vjeç, banues në Elbasan i cili po lëvizte me biçikletë.
Shtetasi G.K u transportua në Spitalin e Elbasanit për ndihmën mjeksore. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.