TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tensione kanë ndodhur përpara Kryesisë së Kuvendit, ku po mbahet një tubim nga banorët e Memaliajt kundër Reformës Territoriale.
Tensionet nuk munguan në momentin kur Erion Braçe shkoi drejt ambienteve të Kuvendit.
Aty, protestuesit iu afruan dhe njëri prej tyre tentoi ta godiste me tabelë deputetin e PS-së.
Përplasjet mes protestuesve dhe deputetit Erion Braçe janë shënuar gjatë protestës kundër reformës administrativo-territoriale dhe draftit të propozuar nga Partia Socialiste.
Gjatë debatit, një protestuese i kërkoi llogari Braçes për qëndrimin e tij ndaj reformës, ndërsa deputeti e pyeti se nga ishte dhe për kë kishte votuar.
Braçe u përpoq të shpjegonte qëndrimin e tij, duke iu referuar edhe çështjes së Rrjollit. Ai tha se kishte mbajtur qëndrim publik për këtë çështje dhe përmendi raste arrestimesh dhe dënimesh.
“Për mua jo. Për mbajtjen e qëndrimit për Rrjollin, unë kam mbajtur qëndrim për Rrjollin sa s'mban njeri”, tha Braçe, duke shtuar se në zonë ishte shpronësuar një fshat dhe ishin arrestuar katër persona.
Debati mes deputetit dhe protestuesve vijoi me replika, ndërsa kundërshtarët e reformës kërkuan që të merret në konsideratë qëndrimi i banorëve për ndryshimet territoriale!
