TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edi Rama në Vlorë, duke shkuar drejt Universitetit “Ismail Qemali” u përball me një grup studentësh protestues. Nga fishkëllimat dhe thirrjet në kor “Turp, turp”, Rama ndaloi për t’i bindur disa prej tyre të futeshin në sallë për të dialoguar.
Studentët, skeptikë për intencionet e Ramës për këtë takim, kundërshtuan disa herë dialogun. Sipas tyre, 8 kërkesat e tyre janë të qarta. Shikoni videon e përplasjes:
Prej dy ditësh kreu i qeverisë ka nisur atë që ai e quan dialog me studentët, ndërkohë që shumica prej tyre nuk pranojnë diskutim me kryeministrin por kërkojnë vetëm plotësimin e 8 pikave.
Ditën e djeshme, Rama zhvilloi një bashkëbisedim me studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, ku këta të fundit ia thanë në sy shqetësimet kryeministrit. Po dje, Rama njoftoi se duke filluar nga janari studentët e ciklit Bachelor do të paguajnë 50 % më pak tarifë studimi.