TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Ka shkuar në nëntë numri i viktimave të raportuara në protestat e “jelekverdhëve” në Francë”, njoftoi qeveria franceze.
Ministri i Brendshëm, Christophe Castaner tha se ka pasur një të vdekur të nëntë këtë mëngjes në Agen. “Ishte një ‘jelekverdhë’ që protestonte jashtë, por që nuk ndoqi udhëzimet e sigurisë në rrugë”, u shpreh Castaner.
Autoritetet lokale raportuan se viktima e fundit, një burrë rreth moshës 60-vjeçare, u godit nga një kamion pranë një autostrade ku po grumbulloheshin demonstruesit.
Francezët nisën protestat në mes të nëntorit kundër rritjes së taksave të karburantit.