TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Krystian Popiela, ish-sulmuesi i Kaljarit në “Seria A”, ka humbur jetën në moshën 20-vjeçare si pasojë e një aksidenti me makinë.
Lajmin e ka konfirmuar Sardegna Sport që saktëson se Popiela vdiq në një aksident me makinë të dielën në mbrëmje. Ai fillimisht ka humbur kontrollin e makinës së tij “Wolkswagen Passat” dhe është përplasur me një mbajtëse në rrugët e Polonisë, vendin e lindjes, shkruajnë mediat në Itali.
Ndërkohë klubi i Kaljarit në rrjetet sociale për ngjarjen ka shkruar: “Cagliari është thellësisht i pikëlluar nga ky lajm tragjik për vdekjen e të riut Krystian Popiela, i cili ishte vetëm 20 vjeç. Popiela mbërriti në Sardenja në moshën 17-vjeçare, duke debutuar për Primaverën në janar të vitit 2016,”- thuhet më tej në komunikatë.