AKTUALITET, 10 Shtator 2018, 16:27

"Qeveria, lakuriq përpara krimit", Vasili akuza "Rilindjes": Fshihet pas gjethes së fikut

"Qeveria, lakuriq përpara krimit", Vasili akuza

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasilin përmes një statusi në ‘Facebook’ ka sulmuar qeverinë ‘Rama’.

Sipas Vasilit, qeveria përball krimit është lakuriq. Po ashtu Vasili tha se çlirimi i vendit nga krimi është një sfide pa kthim dhe pa ndalim.

REAGIMI I VASILIT

Qeveria lakuriq perpara krimit ve përpara si gjethe fiku drejtësinë e kapur.

Çlirimi i vendit nga krimi, qe ka kapur për fyti kryeministrin dhe qeverinë është sfide pa kthim dhe pa ndalim.

E gjendur lakuriq ne ekspozimin ndaj krimit rilindja po ve përpara, për t’u mbrojtur, drejtësinë e kapur si gjethe fiku.

Rilindja tani po përdor gërmadhën e drejtësisë së mbetur për t’u futur ne brekushet e saj.

Pasi kapen kryeprokuroren, vetingun, pasi futen si anetare te KLGJ dhe KLP lloj e soj personazh pa integritet te refuzuar edhe nga ONM,pasi shkaterruan kushtetuten e 21-22 korrikut, pasi shkrine Gjykaten Kushtetuese dhe Gjykaten e Larte, pasi lane vendin pa KLGJ dhe KLP rilindja dhe te sajet menduan se ja hodhen.

Lufta pa asnje kompromis me krimin dhe me ata qe e perfaqesojne ste ne krye te qeverise eshte vija ndarese per cdo qytetar, analist e politikan me integritet dhe qe e do vendin.

Kushdo qe do te rrekej te bente alibine e krimit per shkak te mëditjes erekeqe te qeverise do te ishte as me shume dhe as me pak se sa nje me shume pas gjethes se fikut te qeverise.