AKTUALITET, 7 Shtator 2019, 23:28

Aksident i frikshëm në rrugën Transballkanike, shpëton për mrekulli drejtuesi i motorrit

Aksident i frikshëm në rrugën Transballkanike, shpëton

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën Transballkanike në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake që komunikohen nga vendngjarja, një automjet është përplasur me një motorr, drejtuesi i të cilit ka marrë plagë nëpër trup, por për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

I lënduari, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur, i ka shpëtuar përplasjes falë kokores.

Ndërkohë, mësohet se pas aksidentit, mjeti i tij është përfshirë nga flakët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.