TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i PD-së, Agron Shehaj, në një postim në Facebook, përmes të cilit fton shqiptarët nesër në protestë, shkruan se e keqja mund të ndalet vetëm duke protestuar.
“Të dashur bashkatdhetarë. Të ngresh zërin, të protestosh per të drejtat dhe dinjitetin njerëzor, është i vetmi mjet për të ndryshuar gjërat. Shqipëria bëhet vetëm duke i treguar pushtetarëve se qytetarët kanë pushtetin dhe qeveritarët janë në shërbim të tyre.” –shkruan Shehaj ndërsa shton se nëse nuk ngrihemi, e keqja do të na varfërojë më shumë.
“Duke protestuar ndalim të keqen dhe largojmë politikanët e korruptuar. Vetëm duke ngritur zërin do ndalim hajdutët e kriminelët që në politikë dhe në rrugë. Nëse duam që Shqipëria të bëhet, që të rriten punësimi e mirëqenia, që të kthehet rendi e siguria, të ndalet braktisja e vendit, duhet të ngrejmë zërin e të protestojmë masivisht. Unë nesër do protestoj. Ju pres të gjithëve në shesh!” përfundon postimin deputeti demokrat.