AKTUALITET, 28 Mars 2018, 10:57

Administrativja "rrëzon" banorët e Tropojës, lejon ndërtimin e HEC-eve

Administrativja "rrëzon" banorët e Tropojës, lejon

Gjykata Asministrative rrëzon padinë e 27 banorëve të Tropojës për ndërtimin e HEC-eve në Valbonë.

Sipas vendimit të Gjykatës ndërtimi i HEC-eve në Valbonë do të vazhdojë.

Banorët e Tropojës kishin depozituar në Gjykatë padinë për ndërtimin e HEC-eve në Luginën e Valbonës, duke paralajmëruar për një masakër ekologjike që po përgatitet ndaj lumit.

Ata janë shprehur më herët se Lugina e Valbonës është përmbytur si pasojë e daljës nga shtrati të ujit të një prej degëve më të mëdha të Valbonës. Prej kohësh ka reagime të shumta nga shoqëria civile për HEC-et që do të bëhen në Valbonë.