TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vijon me debate Komisioni i Medias ku është thirrur në dëgjesë ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Kjo e fundit po jep sqarime lidhur me ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.
Ndërsa deputeti demokrat Luçiano Boçi, e cilësoi atë si mashën e Edi Ramës. Përplaja ndodhi mes deputetëve të opozitës dhe ministres Kumbaro pasi u bë shkak kur kjo e fundit deklaroi se do të qendrojë deri në orën 10:00 sepse ishte thirrur në një komision tjetër.
“Jeni bërë masha e Edi Ramës se ligji thotë që jeni ju ajo që propozoni qendrën historike apo kullat që do ndërtohen te Teatri. Pse nuk e ndërprisni ligjin sipas Trashëgimisë Kulturore. E dini se çfarë po i bëni Tiranës ju. Nuk ka limit kohor do vini ju një orë dhe të thoni çfarë të doni dhe ne të grindemi me njëri-tjetrin këtu”, u shpreh ai.