AKTUALITET, 28 Mars 2018, 09:07

Falsifikuan prokurën, arrestohen dy persona në konflikt mes tyre

Falsifikuan prokurën, arrestohen dy persona në konflikt mes tyre

Policia e Tiranës njoftoi se ka vënë në pranga dy persona, të cilat dyshohet se kanë falsifikuar një prokurë të posaçme. Nga informacionet paraprake thuhet se të dy shtetasit e arrestuar janë në një konflikt për pronat mes tyre, ndërkohë që ata sipas akuzës kanë falsifikuar prokurën e një notereje.

Njoftimi i Policisë

Nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është bërë i mundur finalizimi më sukses i operacionit “Prokura”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasve:

Eduart Bakalli, 38 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Fatos Shima, 48 vjeç, banues në Tiranë

Arrestimi i shtetasve të sipërpërmendur u bë pasi dyshohen se kanë falsifikuar prokurën e posaçme datë 27.11.2017, të shtetases G.Sh., me profesion Notere, një prokurë me karakter autorizimin për kryerjen e veprimeve për një çështje pronësore toke në të cilin palët janë në konflikt gjyqësor.

Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë,  në  ngarkim të shtetasve të mësiperm, për veprat penale të “Falsifikimi i dokumentave i kryer në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i vulave stampave ose i formularëve” parashikuar nga nenet 186/2 dhe 190/2 të Kodit Penal./TPZ.AL