AKTUALITET, 27 Mars 2018, 23:35

Mungon Mesi, Spanja regjistron një fitore historike ndaj Argjentinës

Mungon Mesi, Spanja regjistron një fitore historike ndaj Argjentinës

Spanja ka marrë një fitore historike ndaj Argjentinës, edhe pse bëhet fjalë për një ndeshje miqësore. Nënkampionët e botës kanë pësuar një humbje të thellë në Madrid, ku mungesa e Mesit ka peshuar jo pak. Spanja fitoi 6-1, ku Isko “firmosi” me një tripletë.

Pjesa e parë ka përfunduar 2-1 për vendasit. Kosta dhe Isko shënua në fillim për Spanjën, ndërsa Otemendi ngushtoi shifrat për miqtë argjentinas dhe u duk se do të kishte rivalitet në të dytën.

Spanjollët shënojnë dy gola të shpejtë në fillimin e 45 minuta të dyta, me Isko dhe Alkantara, duke çuar shifrat në 4-1. Argjentina u mundua të hynte në lojë, por dy gola të tjerë në 2 minuta (73’ e 74’) nga Aspas dhe Isko mbyllin ndeshjen në 6-1.