AKTUALITET, 27 Mars 2018, 22:59

Brazili merr një revansh të vogël ndaj Gjermanisë, e mund të miqësore

Brazili merr një revansh të vogël ndaj Gjermanisë, e mund

Brazili fiton 1-0 në Berlin ndaj Gjermanisë në sfidën miqësore mes tyre. Ka mjaftuar një gol i shënuar nga Gabriel Jesus në minutën e 37-të që skuadra e drejtuar nga trajneri Tite të merrte këtë sukses ndaj kampionëve të Botës.

Pjesa e dytë nuk dhuroi asnjë gol, duke mbetur në fuqi rezultati i fraksionit të parë të lojës.

Një fitore kjo, e cila mund të shërbejë si një revansh i vogël për Brazilin ndaj Gjermanisë, për atë humbje 7-1 që pësoi ndaj “panzerave” në Botërorin e 2014-ës në shtëpi.