AKTUALITET, 28 Mars 2018, 10:02

Prostitucion virtual në kryeqytet, tre femra në pranga

Prostitucion virtual në kryeqytet, tre femra në pranga

Thellohen skandalet e ushtrimit te prostitucionit online në kryeqytet. Një tjetër rrjet i këtij skandali ka rënë në prangat e policisë. Ky aktivitet i paligjshëm i ka shtrirë tentatukat e tij pothuaj në të gjitha rrethet e Shqipërisë. Por më i përhapur duket se është në kryeqytet aty ku edhe mundësitë e shfrytëzimit nga tutorët janë më të mëdha. Në përgjithsëi janë femrat ato që kohët e fundit kanë hapur lokale duke i përdorur ato për prostitucion. Tre ferma këtë radhë kanë rënë në duart e policisë, pasi shfrytëzonin vajza të shumta përmes “chat line”. Vajzat detyroheshin të kryenin veprime të ndryshme në chat duke joshur meshkuj.

Njoftimi i policisë

Finalizohet me sukses operacioni "Chat Line 5"

Arrestohen 2 shtetase dhe procedohet  penalisht një  tjetër për veprën penale "Shfrytëzimi i Prostitucionit", "Mbajtja e lokaleve për prostitucion" dhe "Prostitucioni".

Nga ana e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u finalizua me sukses operacioni “Chat Line 5”,  ku u arrestuan në flagrancë shtetaset:

  • B.S., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e  një studioje  “Chat Line" për veprën penale “Shfrytëzimi i Prostitucionit" dhe " Mbajtja e lokaleve për prostitucion", parashikuar nga neni 114/2 dhe 115 i Kodit Penal.
  • A.K., 27 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale "Prostitucion".

Gjithashtu u procedua penalisht për veprën penale "Prostitucioni" shtetasja:

  • M.A., 40 vjeçe.

Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasja B. S., dyshohet se prej një kohe të gjatë, punësonte vajzat e mësipërme dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual nëpërmjet internetit,  aktivitet i cili kryhej në një apartament në rrugën "Reshit Petrela".

Gjatë kontrollit në këtë apartament u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

  • 2 kompjuterë dhe pajisje të ndryshme që përdoreshin për kryerjen e aktivitetit.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” të parashikuara nga nenet 114/2 dhe 115 të Kodit Penal për shtetasen B.S., dhe për veprën penale "Prostitucioni" parashikuar në nenin 113 për shtetaset  A.K., dhe M.A./TPZ.AL