TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Adea Shabani, 25 vjeçe me origjinë nga Maqeonida, u pa duke ikur nga shtëpia e saj në Hollywood më 23 shkurt me të dashurin e saj Cris Spots. 33-vjeçari që ishte i lidhur me një grua tjetër, vrau veten kur Policia po e ndiqte me shpejtësi të madhe javën që shkoi.
Policia e Los Angelos gjeti atë që besohet se është trupi i saj, të hënën rreth 430 milje larg në një varr afër një pellgu në Spencevile Wildlife Area, California.
Përmes një avokati, i dashuri i saj Spotz u tha hetuesve se ata kishin ikur nga Los Angelos për një udhëtim në shtëpinë e babait të tij në veri në California.
Ai u tha policëve se kishin debatuar të dy gjatë udhëtimit dhe ai e kishte zbritur atë në anë të rrugës, por nuk e kishte parë më.
Kapiteni i Policisë, Billy Hayes, tha në konferencën e shtypit “se ne nuk besuam se ishte e vërtetë. Nuk kishte asnjë provë që ta mbështeste atë që na tha ai e ky ishte shkaku që ne e mbikëqyrëm.”