TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Lezhës ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim.
Mësohet se i arrestuari akuzohet pë abuzime me pronat.
Uniformat blu kanë bërë të ditur në pranga ka rënë Nikoll Tinaj, 58 vjeç , banues në Ishull Shëngjin – Lezhë.
“Ndaj 58-vjeçarit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë me Vendim Nr.104 datë 26.03.2018, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, thuhej në njoftimin e policisë.
Arrestimi i tij u bë në vijim të Operacionit “Ranishtja 4”, ku u arrestuan 12 shtetas dhe u shpallen në kërkim 11 shtetas të tjerë.
Ndërkohë që vijon puna për kapjen e 10 personave të tjerë të shpallur në kërkim ./TPZ.AL