AKTUALITET, 27 Mars 2018, 23:28

Italia “rilind” me Insignen, barazon me Anglinë

Italia “rilind” me Insignen, barazon me Anglinë

Italia barazon 1-1 në miqësoren kundër Anglisë. “Tre luanët” shënuan të parët me Vardyn në minutën e 26-të. Pjesa e parë përfundoi 1-0 për Anglinë.

Në fraksionin e dytë të ndeshjes, Italia shtoi më tepër presionin dhe gjeti golin në minutën e 87-të me Insigne që realizoi nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Një barazim që i shërben Italisë për moral, duke qenë se vinte pas një moomenti të errët pas eliminimit nga Botërori dhe humbjes në miqësoren kundër Argjentinës.