TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Haxhi Kabili, ky që shihni në këtë video, është një prej të mbijetuarve të tërmetit në Thumanë. I plagosur dhe me fraktura në kokë, Haxhiu nuk pranon të mjekohet, por kërkon ndihmë që t’i nxjerrin vajzën 21-vjeçare nga rrënojat e pallatit të shembur ku ai jetonte në katin e katërt.
“Goca duhet të jetë e bllokuar tek ato blloqet e betonit ku është ai djali aty. Jam dëmtuar në kokë ndërsa më dhemb nga brinjët e krahut të djathtë. Nuk e kam mendjen tek mjekimi, kam hallin e gocës.Kërkoj ndihmë nga shteti që të më nxjerrë gocën, uroj të jetë gjallë”, thotë ai.
52-vjeçari ka arritur të shpëtojë së bashku me gruan e tij, ndërsa banorët e zonës, të ndihmuar dhe nga policia dhe disa firma ndërtimi, po punojnë për të nxjerrë të bllokuarit që ndodhen nën rrënoja në këtë pallat.
Një tjetër banor i zonës rrëfen se nga ky pallat kanë arritur të shpëtojnë një djalë rreth 16 vjeç ndërsa gjyshja e tij është nxjerrë e vdekur.
/ Klan Tv