LIFESTYLE, 21 Dhjetor 2017, 19:52

Adelina ndan pamje nga ceremonia e fejesës

Këngëtarja Adelina Tahiri, ditët e fundit ka pasur shumë festa në familjen e saj.

Ajo është fejuar me biznesmenin 50 vjeçar maqedonas. Kjo ka ngritur reagimin e publikut, duke e  sharë dhe ofenduar, për faktin se u fejua me një person të nacionalitetit sllav.

Adelina mbrëmjen e kaluar festoi ditëlindjen e nënës, të cilën e uroi përmes një fotografie të hedhur në Instagram.

Ndërsa sot, ajo ka publikuar disa fotografi në Instastory, ku zgjoi shumë kureshtje. Në foto shihet një tryezë e kuruar deri në detaje. Por mbetet e paqartë, nëse fotoja është shkrepur nga ceremonia e fejesës, apo nga festa e ditëlindjes së nënës!