TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Spinaqi ka një sasi shumë të madhe të hekurit dhe ndihmon në forcimin e muskujve. Nëse e konsumoni rregullisht spinaqin ai do të ndihmojë trupin tuaj për të mbajtur formën e mirë, por mbi të gjitha do të ndihmojë edhe kujtesën, madje duke e rinuar atë.
Studiuesit kanë zbuluar se vitamina K që përmban spinaqi, është ajo që e mundëson këtë veti. Bëhet fjalë për rezultatet e një studimi të Rush University në Chicago.
Studiuesit analizuan 954 të moshuar për 5 vite me radhë. Pasi analizuan të dhënat mes atyre që kishin konsumuar rregullisht spinaq dhe të tjerëve që nuk e kishin konsumuar rregullisht, dolën në përfundim se të parët, kishin një kujtesë më të përmirësuar dhe truri i tyre rezultonte rreth 10 vjet më i ri.
Sipas drejtuesve të studimit, asnjë rast më parë nuk ka zbuluar se vitamina K, luan rol në përmirësimin e kapacitetin mendor me kalimin e kohës.