TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këngëtarja 27-vjeçare Rita Ora, u pa në New York të mërkurën, e cila kishte veshur një xhaketë të pikturuar në ngjyrën e kuqe, me një pëlhurë të veçantë dhe me një ansambël që kombinohej mjaft bukur.
Ajo u fotografua teksa po dilte nga hoteli, duke kaluar trotuarin, ku priste një veturë.
Rita Ora shkëlqen në një kombinim shumë të bukur, mes ngjyrave kuq dhe zi
Rita rrëmbeu gjithashtu vëmendjen, me aksesorët e saj prej argjendi.
Ajo konfirmoi se ishte në takim me rrokerin e njohur Andrew Watt, i cili thuhet se është i dashuri i saj për më shumë se një vit.
Një burim thotë për MailOnline se: “Rita e ka mbajtur marrëdhënien e saj shumë private dhe jashtë vëmendjes … Kjo është hera e parë që ka postuar diçka për të”, duke iu referuar një postimi të shkurtër, që këngëtarja bëri në lidhje me të dashurin e ri.
Rita ka qenë e lidhur, me një mori të famshmish që kur u bë e njohur, përfshirë këtu: Rob Kardashian, Calvin Harris, djalin e Tommy Hilfiger, Ricky Hil dhe James Arthur.
[gallery ids="42575,42574,42572,42573,42576,42577,42578,42579"]