LIFESTYLE, 21 Dhjetor 2017, 15:37

Surprizon Miriam Cani, tjetër këngë të re

Surprizon Miriam Cani, tjetër këngë të re

Çifti i njohur i këngëtarëve Miriam Cani dhe Alban Skënderaj po shijojnë suksesin e këngës “Dhurata”, kushtuar vajzës së tyre Ameli në 2 vjetorin e lindjes së saj.

Përkatësisht në profilet e tyre në Instagram, Miriam dhe Albani njoftojnë se më 25 dhjetor do të publikohet versioni anglisht i titulluar “More than a Song”.

Por, Miriam mesa duket nuk ndalet me kaq. Përmes një story të publikuar në profilin ne saj në Instagram, këngëtarja njofton se është duke përgatitur një tjetër këngë të re.

Siç ka pohuar edhe më parë në intervista, pushimet për Miriam përfunduan dhe i është kthyer sërish punës. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse ti urojmë suksese dhe të presim me padurim të dëgjojmë këngën e re.

[gallery ids="42775,42774"]