TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Krasniqi ishte ai që e plagosi një vit më parë Noizy-n, në Hotelin Swiss Diamond, në qendër të Prishtinës, ku përfundoi dhe i burgosur.
Me njeriun që i dha një plumb në këmbë, Noizy ka darkuar e madje shihen dhe të buzëqeshur.
Jeton Lasku pronar i një diskoteke, ka publikuar në Instagram, një fotografi që të jepet përshtypje se armiqësia mes Noizyt e Albertit, ka mbaruar dhe tani janë miq.
Alberti ishte menaxher në labelin Baba Stars. Ai doli publikisht kundër themeluesit të grupit, Getoar Selimit,duke e akuzuar atë se e kishte shndërruar në monopol punën në Baba Stars. Megjithatë, anëtarët e grupit vazhduan të publikonin fotografi me mbishkrimet “FAMILY”, duke lënë të nënkuptohej se ata ishin të pandashëm.
Por kriza paska qenë shumë më e thellë sesa u mendua. Kjo ka bërë që Krasniqi, të kalojë në anën armiqësore të grupit.
Kjo, nuk është hera e parë që njëri nga anëtarët e Baba Stars, krijon miqësi me Noizyn. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Ledri. Ndonëse u përleshën në aeroportin e Zvicrës, Ledri u largua nga Baba Stars-at, dhe tani janë miq për kokë me Noizyn, e madje edhe realizuan këngë bashkë.
https://www.instagram.com/p/Bc8Mx4vB-wy/?taken-by=jeton_lasku