TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë faktin që e qara është e rëndësishme jo vetëm për personin që qan, por edhe për shoqërinë në tërësi. Në këtë përfundim ka arritur doktori i shkencave filozofike Uilliam H. Frei II.
Ai thotë se lotët, janë një reaksion natyral i emocioneve të forta, siç mund të jetë stresi dhe dhimbja. Nëse ne nuk i reduktojmë këto emocione negative, kemi më shumë risqe për t’u sëmurur nga patologji të ndryshme, sidomos të aparatit kardiovaskular.
Studimet kanë treguar se rreth 85% e femrave dhe 73% e meshkujve bëhen më pak nervozë pasi qajnë.
Mirëpo shumica e njerëzve, i konsideron lotët si një shenjë dobësie, jo si një mundësi për të kaluar emocionet dhe situatat negative të jetës.
Në fakt, e qara është një reaksion mbrojtës i trupit, i cili eliminon në mënyrë më të shpejtë stresin duke stimuluar të qarën.
Janë 5 arsye se pse mund të themi se e qara është e vlefshme:
Që t’u largohesh problemeve dhe stresit është e pamundur, por ne mund ta shmangim dominimin e tyre absolut në jetën tonë. Me pak fjalë, një person që qan, arrin ta kalojë më me lehtësi stresin dhe në këtë mënyrë, nuk i lejon problemet që t’i rrënojnë jetën.
Lotët nënkuptojnë nevojën e trupit për të shkarkuar energjitë negative, ndaj nuk ka pse të ndihemi keq, nëse qajmë. Madje ne nuk duhet ta ndalojmë të qarën, duke menduar se të tjerët do mendojnë keq për ne, pasi nëpërmjet lotëve sistemi ynë nervor qetësohet.
Të qarët është manifestim i një gjendjeje të rënduar shpirtërore, por në të njëjtën kohë, lotët shndërrohen edhe në një kurajo shumë të madhe për një person. Aftësia për të qarë, tregon vërtet se një person, po kalon në një periudhë të rënduar emocionale, por tregon edhe se ai person është i gjallë dhe ka ndjenja, jo një robot i pashpirt.
Gjendjet e rënduara emocionale, na shtyjnë shpesh në raporte të vështira dhe në debate me të tjerët. Të qarit redukton stresin, duke lehtësuar gjendjen tonë emocionale dhe duke ndihmuar kështu në rregullimin e marrëdhënieve me të tjerët.
Lotët realizojnë një funksion të rëndësishëm fiziologjik, janë një lubrifikues për sytë dhe pa to, secili do të shihte keq. Me ndihmën e lotëve, shumë baktere dhe toksinat e tyre që shkaktojnë sëmundje, largohen nga trupi. Në këtë mënyrë, toksinat bakteriale, nuk mund të shkaktojnë dot dëme në organet tona.
Lotët nuk shpërbejnë vetëm për të shprehur gjendjen emocionale, por edhe për të ndikuar tek të tjerët. Të mundësojnë të lirohesh nga frikërat, si dhe nga stereotipat e personave rreth teje. Me ndihmën e lotëve, ne ndihmojmë veten duke çliruar energjitë negative, por i bëjmë edhe të tjerët më të ndjeshëm, për t’i shprehur edhe ata emocionet e tyre.
Shumë veta besojnë se, shprehja e ndjenjave me lotët në sy me personat e huaj të bën më të dobët, por kjo nuk është e vërtetë. Kjo situatë forcon shoqëritë dhe i bën ato më të shëndosha, pa paragjykime dhe pa stereotipa.
Pra, mos u ndje i ndrojtur, nëse qan para të tjerëve. Është një dukuri shumë normale e trupit, për të çliruar gjithçka që na rëndon brenda nesh.