AKTUALITET, 31 Janar 2019, 23:19

A po organizon Thaçi largimin e Haradinajt? Ja si përgjigjet presidenti

A po organizon Thaçi largimin e Haradinajt? Ja si përgjigjet

Presidenti Hashim Thaçi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, është pyetur lidhur me disa aludime, se ai po organizon largimin e kryeministrit Haradinaj nga pushtetit, duke qenë se ky i fundit, nuk është dakord me idenë e korrigjimit të kufijve Kosovë-Serbi.

Thaçi u shpreh se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se qeveria është e qëndrueshme.

“Kjo është temë krejt kot, unë e kam nominuar, është cështje e partnerëve të koalicionit, e di që qeveria është shumë e qëndrueshme”, u shpreh Thaçi.

/TPZ.AL/