AKTUALITET, 4 Maj 2018, 21:24

A mund të arrestohet Sajmir Tahiri? Bushati: I uroj fat ...

A mund të arrestohet Sajmir Tahiri? Bushati: I uroj fat ...

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, tha se në planin njerëzor ka pasur marrdhënie njerëzore me Sajmir Tahirin.

“Është një situatë e vështirë, uroj që drejtësia të thotë sa më shpejt fjalën e saj, uroj që Tahiri të ketë një fat sa më të mirë, të dalë faqebardhë”, tha Bushati.

Sipas kreut të diplomacisë, lënia e mandatit të deputetit është një akt kurajoz.

I pyetur në emisionin ‘Zonë e Lirë”, nëse Sajmir Tahiri mund të arrestohet ose jo, Bushati tha se uronte që asnjë qytetar i Shqipërisë të mos arrestohej pa prova.

“Tahiri ka marrë një veprim që heq ccdo paragjykim edhe për ccdo skeptik që drejtësia të thotë fjalën e vet”, tha Bushati.