AKTUALITET, 4 Maj 2018, 17:55

“Dorëheqje e vonuar”, Ngjela: Nëse akuzat për Tahirin vërtetohen, Rama duhet të mbajë përgjegjësi

“Dorëheqje e vonuar”, Ngjela: Nëse akuzat për Tahirin

Avokati Spartak Ngjela ka qenë i ftuar sot në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në Neës24. Në këtë bisedë Ngjela foli për dorëheqjen e Tahirit, dhe sipas tij ky akt është shumë i vonuar, pasi duhej ta kishte bërë 6 muaj më parë.

Ngjela deklaroi se nëse akuzat për kanabisin janë të vërteta, kanabizimi nuk është bërë pa dijeninë e Ramës, dhe kryeministri duhet ë mbajë përgjegjësi dhe jo të lërë në baltë ministrin e tij.

Pjesë nga intervista

Kush e bindi Tahirin për dorëheqjen?

Këtë do ta kishte bërë që para 6 muajve, unë e kam thënë ai që është i pafajshëm bënë beteje nuk shmanget. Të gjithë politikanët kanë bërë beteje, legale nuk janë fshehur pas fustaneve të grave. Po je i pafajshëm duhet t’ia rrëmbesh gjykatës. Këtë e bëri më mirë, më mirë vonë se kurrë. Mbasi ka hyrë në këtë valle duhet të flasë vetëm të vërtetën. Nëse ky e ka bërë dhe ka marrë urdhër nga kryeministri dhe më pas e ka lënë në balt, duhet ti vij trup kryeministrit. Më mirë të jap dorëheqje sesa të lë në balt tjetrin, kjo nuk bëhet.

Ju thoni që PS e ka shitur Tahirin?

Jo ata nuk e kanë shitur, pasi ata e mbrojtën në Kuvend. 70% m’u duk shumë i fortë, 30% kishte pak hije. Por të thotë të vërtetën, jo të shkojë të mbrojë të tjerët, se do rrëzohet keq. Por këtë besoj e ka bërë për dinjitetin e tij.

Ka të bëjë me vizitën e Ramës në Berlin?

Mund të ketë një indicje por mund të ketë influencuar më shumë tek subjekti se sa te Rama. Njeriu nën akuzë nuk është njëlloj me të tjerët. Mendoni ju se ministri ka vepruar pa dijeninë e kryeministrit? Jo, një gjë e tillë nuk ndodh. Vullneti është i kryeministrit.

Tahiri i trembur apo më i fortë?

Tani më duket më i fortë, se ka fituar dinjiteti i tij. Të shohim nëse do të mbrohet me të vërtetën. Po iu shmang asaj, do të përbuzet nga të gjithë.