TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas arrestimit të Arbër Çekajt në Gjermani, ka reaguar edhe Ambasada Amerikane në Tiranë.
Me anë të një fotoje të publikuar në Facebook, Ambasada Amerikane përshëndet këtë arrestim dhe shkruan: Bravo Gjermani, Bravo Shqipëri.
Fotoja është shumë domethënëse, pasi është zgjedhur një grep që kap një objekt, gjysëm banane dhe gjysëm peshk. Kujtojmë se Arbër Çekaj ishte pronari i kompanisë që kishte porositur bananet nga Kolumbia ku u gjetën të fshehura 613 kilogramë kokainë, ndërsa peshku përdoret prej dy vitesh si krahasim për kriminelët dhe të korruptuarit në Shqipëri.
Vetë ambasadori amerikan, Donald Lu ka kërkuar prej kohësh arrestimin e të ashtuquajturve“peshq të mëdhenj”.
