AKTUALITET, 4 Maj 2018, 16:42

Kush janë skandalet e mëdha që do t'i plasin Qeverisë? Ja si përgjigjet Basha

Kush janë skandalet e mëdha që do t'i plasin Qeverisë?

Kryedemokrati Lulzim Basha, teksa e ka quajtur një lojë për t’u hedhur hi syve shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, atë të dorëzimit të mandatit të Saimir Tahirit dhe ka deklaruar se zgjidhja e vetme është largimi i Ramës i ka dhënë përgjigje edhe interesit të medias për paralajmërimin e fortë që bëri vetëm pak kohë më parë.

Atë të reve të zeza që do të shpërthejnë së shpejti dhe skandalet e mëdha që do t’i plasin kësaj qeverie.

“Unë komunikimin me ju e kam transparent. Skandali më i madh që tashmë ka plasur është ai Tahirit, loja me Ramën vazhdon, dorëheqja e tij është loja dhe pakti me Ramën, por nuk ia del dot”- tha ai, ne pergjigje te pyetjes se “cilat jane skandalet e medha qe paralajmeroi”.