TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta në një postim në Facebook shprehet se tani është koha për t’iu rikthyer Marrëveshjes së 5 Qershorit, si edhe bashkëpunimit për mirëmenaxhimin e pandemisë, teksa janë rritur rastet me koronavirus. Ai shkruan se tensionet politike dhe prishja e njëanshme e Marrëveshjes së 5 Qershorit bllokon çeljen e negociatave.
“Përshkallëzimi artificial i tensioneve politike në vend, që nga rrafshimi i pabesë dhe i paligjshëm i Teatrit Kombëtar në kulmin e pandemisë, e sidomos prishja e njëanshme e Marrëveshjes së 5 Qershorit nga Kryeministri në detyrë, jo vetëm që nuk i shërben stabilitetit politik dhe bllokon çeljen e negociatave për anëtarësim në BE, por ka patur dhe ka pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e qytetarëve, veçanërisht për ekonominë e tyre. Koha për t’iu rikthyer Marrëveshjes së 5 Qershorit, si edhe bashkëpunimit për mirëmenaxhimin e pandemisë, është tani” shkruan ai.