AKTUALITET, 16 Nëntor 2020, 10:28

“Rruga e Arbrit duhet të kishte mbaruar”, Dhurata Çupi publikon pamjet: Rama dështoi, mashtron dibranët me video 3D

“Rruga e Arbrit duhet të kishte mbaruar”, Dhurata Çupi

Ish-deputetja e PD-së në Dibër, Dhurata Çupi ka publikuar në rrjetet sociale pamjet e rrugës së Arbrit, reale siç thotë ajo, dhe jo 3D siç i paraqet Rama.

Sipas saj, ndonëse e gjeti të nisur, Rama nuk mundi ta përfundonte këtë rrugë kaq shumë të pritur nga banorët e zonës dhe jo vetëm.

POSTIMI:

Rruga e Arbrit duhet të kishte mbaruar në mandatin e parë të Edi Ramës, por ai vazhdon të mashtrojë dibranët dhe qytetarët e tjerë me video 3D.

Rruga nuk ka mbaruar, sepse Edi Rama është një kryeministër i dështuar, që për 8 vjet, nuk bëri asgjë për zonën e Dibrës.

Rrugën e Arbrit e gjeti të nisur dhe jo vetëm nuk e ka mbaruar pas 8 vjetëve, por e ka mbidyfishuar vlerën e punimeve.

Edi Rama nuk di të punojë, por vetëm të vjedhë me klientët e tij. Rruga e Arbrit është e destinuar të ndërtohet nga Partia Demokratike.

Ne që e nisëm, ne do ta mbarojmë dhe paratë e vjedhura me tendera të fryrë do t’u kthehen qytetarëve!