AKTUALITET, 23 Tetor 2018, 09:43

“Shullazi”, shtyhet sërish seanca në Gjykatë, avokatët: Duam kohë

“Shullazi”, shtyhet sërish seanca në Gjykatë,

Ditën e sotme Krimet e Rënda kanë vendosur të shtyjnë sërish seancën ndaj bandës së Emiljano Shullazit.

Avokatët mbrojtës kanë kërkuar kohë grumbulluar provat pro klientëve të tyre.

Është hera e dytë brenda muajit që shtyhet seanca ndaj Emiljano Shullazit dhe anëtarëve të bandës së tij. Në fillim të tetorit avokatët mbrojtës kërkuar nga prokurorët e çështjes kohë për tu përgatitur.

Në fillim të këtij muaji pas shumë seancash shtyrjeje dhe debatesh Prokuroria e Krimeve të Rënda dha pretencën për të akuzuarit.

Prokuroria kërkoi 64 vite burg bandën e Shullazit. Respektivisht, 17 vjet burgim për Emiljano Shullazin, 15 vjet burgim për Gilmando Danin, nga 11 vjet burgim për Endri Zelën dhe Endrit Qyqën dhe 10 vjet burgim për Blerim Shullazin.

Ndërsa ditën e sotme prokurorët kanë kundërshtuar shtyrjen e afatit, e kanë quajtur të padrejtë. TPZ.AL