AKTUALITET, 23 Tetor 2018, 10:45

“Lojërat e Fatit”, Ahmetaj i vendosur: Nuk ka kthim pas!

“Lojërat e Fatit”, Ahmetaj i vendosur: Nuk ka kthim pas!

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, ku po diskutohej ligji për “Lojërat e Fatit”, ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj deklaroi se 31 dhjetori është afati i fundit për ekzistencën e tyre.

Ahmetaj shpjegoi se administrata tatimore do të jetë përballë një sfidë për të mbledhur të gjithë detyrimet e subjekteve, duke shtuar se ekonomia që gjenerojnë lojërat e fatit nuk është fare në interesin e qeverisë shqiptare.

Deklarata:

Në të njëjtën kohë duhet të sqarojë opinionin politik. Pas datës 31 dhjetor asnjë subjekt nuk mund të vendos kazino apo lojëra. Lotaria Kombëtare ka një pretendim se i lejohet të vendoste lart e poshtë lojëra, por nuk ka të drejtës, zero!.

Jam i bindur se kemi qytetarët me vete. Më duhet të them se industria do të krijojë një diferencë në të ardhurat, por për ne nuk ka pikë rëndësie.

Ne po e sfidojmë administratën tatimore, t’i mbledhin në terren. Kjo është një sfidë për të mbajtur një trajektore të ekonomisë. Kjo qeveri sot konsolidon qëndrimin sa i përket lojërave të fatit. TPZ.AL