AKTUALITET, 7 Mars 2019, 21:41

Nazarko: Edi Rama doli në mediat italiane për të rregulluar imazhin e tij

Nazarko: Edi Rama doli në mediat italiane për të rregulluar

Analisti Mentor Nazarko, tha në emisionin “Të Paekspozuarit”, se kryeministri Edi Rama doli në mediat italiane për të rregulluar imazhin e tij dhe të vendit, pas situatës politike të krijuar në Shqipëri.

Unë pjesërisht pajtohem me atë që tha Andi Bushati, për median ndërkombëtare, ambasadorët e huaj në Shqipëri e dinë situatën politike.

Sigurisht mediat me monitorimin e tyre krijojnë një lloj presioni. Nuk mendoj se ekspozimi për kanabisin e mbylli atë problem. Është e vërtetë që shtypi italian ka qenë i angazhuar për krizën politike shqiptare.

Nuk mund të pranoj se media italiane është më cilësorja në Evropë. Dalja e Edi Ramës në mediat italiane nuk është ofensive. Edi Rama doli tek emisioni i Bruno Vespës për të rregulluar imazhin e vetë por edhe të Shqipërisë.

Italia është edhe një vend që na sjellë turistë. Nuk mendoj se dalja e Ramës i ka bërë ndonjë dëm opozitës,”- u shpreh analisti.

/TPZ.AL/