TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia Rrugore e Vlorës dhe Sarandës ka intensifikuar kontrollet në të gjithë qarkun gjatë sezonit veror, duke përdorur pajisje bashkëkohore si dronë, radarë dhe automjete inteligjente për monitorimin e trafikut.
Kontrollet janë përqendruar te drejtuesit që shkelin rregullat kryesore të qarkullimit, si drejtimi nën efektin e alkoolit, mungesa e lejes së drejtimit, tejkalimi i shpejtësisë dhe manovrat e rrezikshme, të cilat shpesh bëhen shkak për aksidente me pasoja të rënda.
Sipas policisë, gjatë periudhës 1-6 gusht 2026 janë arrestuar dhe proceduar penalisht 24 drejtues mjetesh.
Njoftimi
Qarku Vlorë/Monitorim intensiv i qarkullimit, me pajisje bashkëkohore, për rritjen e sigurisë rrugore gjatë sezonit veror.
Policia Rrugore e Vlorës dhe e Sarandës vijojnë monitorimin intensiv të akseve rrugore në të gjithë qarkun, me përdorimin e dronëve, radarëve dhe automjeteve inteligjente, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut me fluks të shtuar automjetesh.
Në fokus të kontrolleve janë drejtuesit e mjeteve që drejtojnë në efektin e alkoolit, pa leje drejtimi, tejkalojnë shpejtësinë e lejuar apo kryejnë manovra të rrezikshme, shkelje që shpesh bëhen shkak për ngjarje rrugore me pasoja.
Si rezultat i kontrolleve, gjatë periudhës 01 – 06 gusht 2026, janë arrestuar dhe proceduar penalisht 24 drejtues mjetesh, konkretisht:
-14 janë arrestuar për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur;
-1 është arrestuar për drejtim të mjetit, pa leje drejtimi, dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë;
-4 janë proceduar në gjendje të lirë, për drejtim të mjetit, pa leje drejtimi;
-5 janë proceduar në gjendje të lirë, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë dëmtime të lehta.
Gjatë kësaj periudhe, në qarkun e Vlorës janë vendosur gjithsej 3344 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:
1084 masa administrative për tejkalim të kufijve të shpejtësisë;
605 masa administrative për mospërdorimin e kaskës mbrojtëse;
10 masa administrative për parakalime të gabuara;
41 masë administrative për mospërdorimin e rripit të sigurimit;
59 masa administrative për xhama të zinj;
10 masa administrative për mosdhënie përparësie këmbësorëve;
33 masa administrative për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;
8 masa administrative për pozicionim të gabuar të mjetit;
57 masa administrative për drejtim mjeti, në efektin e alkoolit;
1437 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.